Më 31 tetor, “Kultura House” e vazhdon edicionin e dytë të "Halloween Event", ku do të ketë muzikë nga artistë ndërkombëtarë po edhe vendorë.
Gjithashtu do të ketë edhe garë për kostumet të cilat do të jenë më të veçanta.
Sipas organizatorëve, Getoar Ndou dhe Uliks Zaimi, të cilët folën në "Weekend" të Klan Kosova, shitja e biletave shkon për ndërgjegjësimin e Kacerit të Gjirit.
“Do të ketë edhe çmime për kostume. Këtë vit kemi dasht me rritë edhe ma shumë impaktin e kostumeve… Kemi shpërnda çmime. Vendi i parë i fiton 666 euro, vendi i dytë 444 dhe vendi i tretë 222”, thanë ata.
Organizatorët përmendën artistët ndërkombëtarë të cilët do të jenë pjesë e këtij organizimi.
Për herë të parë përmendën se do të jetë i pranishëm DJ OLEA nga Los Angeles, gjithashtu pjesë e performancave do të jenë edhe artistët lokalë, Young Fresh, Dj Flow dhe Dj Zogaj.

