KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Caktohen gjyqtarët për El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit

Caktohen gjyqtarët për El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit

Gjyqtari Juan Martinez Munuera do të gjykojë El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit të dielën në orën 21:00, me VAR-in që i është besuar Javier Iglesias Villanueva.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në El Clasicon e cila pritet të luhet të dielën në stadiumin Spotify Camp Nou.

Munuer do të ndihmohet nga anësorët Diego Barbero dhe Miguel Martinez, gjyqtar i katërt do të jetë Jose Antonio Palomares dhe në dhomën VAR përkrah Iglesias Villanueva do të jetë Jose Antonio Lopez si ndihmës.

Kjo do të jetë El Clasico e pestë për gjyqtarin Munuera në karrierën e tij. Ai tashmë ka gjykuar të dyja ekipet në La Liga këtë sezon, pasi ishte përgjegjës për fitoren 3-1 të Barcelonës ndaj Sevillas, si dhe fitoren 4-0 të Real Madridit ndaj Malagas.

Sipas rregullave, emri i gjyqtarit shpallet 24 orë para ndeshjes, dhe Komiteti i Gjyqtarëve (CTA) u përpoq ta mbante sekret përzgjedhjen për shkak të presionit që shoqëron një ndeshje të tillë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.