Një përleshje fizike mes tre personave është raportuar në fshatin Oshlan të Vushtrrisë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 19 e gjysmë kur tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete.
Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të tre janë shoqëruar në stacionin policor.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Burimi: klankosova.tv ↗

