KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës kombëtare të PD-së në Tiranë

Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës kombëtare të PD-së në Tiranë

Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga gjashtë qytetet e juglindjes, Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci, pritet të marrin pjesë sot në protestën kombëtare përpara Kryeministrisë.

Sipas informacioneve, demokratët do të udhëtojnë drejt Tiranës me automjetet e tyre private dhe jo në mënyrë të organizuar. Kjo mënyrë udhëtimi lidhet me dëshirën për të shmangur vëmendjen dhe identifikimin nga policia.

Pjesëmarrja vjen pas thirrjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për mobilizimin e mbështetësve në protestën e sotme. /euronews.al/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.