Një atentat me armë zjarri në Kalabri të Italisë ka përfunduar me vdekjen e Silvana Sibarellit, bashkëshortes së Damiano Pepe, 64 vjeç, i njohur nga autoritetet për lidhje me krimin e organizuar.
Pepe ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Cosenza-s, raporton Ansa, transmeton Klankosova.tv
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lattughelle, në territorin e Cassano all’Ionio.
Karabinierët po hetojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të sulmit. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

