KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nuk dëshmoi prejardhjen e një milion eurove, prangoset shtetasi gjerman në Merdare

Nuk dëshmoi prejardhjen e një milion eurove, prangoset shtetasi gjerman në Merdare

Një shtetas gjerman është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, pasi nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e një milion eurove të sekuestruara në Merdare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është paraqitur më 23 tetor për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Rasti lidhet me një ngjarje të 24 shkurtit 2026, kur në vendkalimin kufitar në Merdare, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Shqipërisë, janë gjetur dhe sekuestruar një milion euro të fshehura në një hapësirë të modifikuar brenda veturës.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se paratë e konfiskuara ishin të tijat, por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e tyre dhe lidhjen me personat e dyshuar që kishin bërë transportin e parave.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.