Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar dhe po trajtohet nga organet kompetente.
Burimi: klankosova.tv ↗

