KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Komuna e Deçanit ndan 500 euro për pacientët me sëmundje malinje dhe 300 euro për çdo nënë lehonë

Komuna e Deçanit ndan 500 euro për pacientët me sëmundje malinje dhe 300 euro për çdo nënë lehonë

Në ditën e parë të punës për këtë vit, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka marrë dy vendime me rëndësi të veçantë për qytetarët, duke i kthyer premtimet në veprime konkrete.

Sipas Ramosajt, vendimet përfshijnë:

  • Subvencion prej 500 euro për çdo person që përballet me sëmundje malinje, si mbështetje morale dhe financiare në periudha të vështira;
  • Subvencion prej 300 euro për çdo nënë lehonë, për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për kontributin e tyre në familje dhe shoqëri.

Kryetari Ramosaj theksoi se këto vendime janë dëshmi e përkushtimit të komunës ndaj politikave sociale dhe e mbajtjes së fjalës së dhënë ndaj qytetarëve gjatë këtij mandati të ri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.