KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lehtësim për qytetarët e Kosovës në Slloveni, këto kategori nuk paguajnë për pasaportë dhe letërnjoftim

Lehtësim për qytetarët e Kosovës në Slloveni, këto kategori nuk paguajnë për pasaportë dhe letërnjoftim

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për lehtësimin e procedurave për disa kategori të qytetarëve të Kosovës, të cilët nga 14 tetori 2026 do të lirohen nga pagesa e tarifave për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë bëri të ditur se lirimi nga pagesat vjen në bazë të një vendimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, nga ky vendim përfitojnë invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve dhe të personave të zhdukur të UÇK-së, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Lirimi nga tarifat vlen edhe për personat me aftësi të kufizuara, të kategorizuar sipas legjislacionit përkatës në fuqi, personat paraplegjikë dhe personat tetraplegjikë.

Megjithatë, Ambasada ka sqaruar se ky lehtësim zbatohet vetëm për aplikimet për pasaportë dhe letërnjoftim përmes procedurës së rregullt.

Për informacione shtesë dhe sqarime rreth këtij vendimi, qytetarët mund t’i drejtohen Shërbimit Konsullor të Ambasadës së Kosovës në Lubjanë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.