Këngëtari Bejta është një nga emrat që po përfliten si konkurrent i mundshëm i edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova 5”.
Artisti, i cili ka sjellë disa këngë të njohura për publikun, ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram me Fisnik Junikun, ish-konkurrentin e edicionit të parë të këtij formati televiziv.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mbishkrimi që Bejta i ka vendosur fotografisë së përbashkët: “Fillime të reja”.
Postimi ka nxitur kureshtjen rreth asaj që këngëtari mund të jetë duke paralajmëruar, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri muzikor apo për një zhvillim tjetër në karrierën e tij.
Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar se Bejta do të jetë pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”. Megjithatë, emri i tij po përmendet si një nga kandidatët e mundshëm për t’iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, ndërsa publiku mbetet në pritje të detajeve të reja. /Telegrafi/

