KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berisha për katërshen e UÇK-së: Për ata jam në gjendje…

Berisha për katërshen e UÇK-së: Për ata jam në gjendje…

Ish deputeti i Kosovës, Zafir Berisha duke komentuar vendimin dënues për ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale tha se për katërshen që ndodhet në Hagë është në gjendje të hyjë sërish në luftë.

Ai tha se pas këtij vendimi në pyetje është shteti i Kosovës, transmeton klankosova.tv.

"Unë i kam shumë shokë ata, për ata jam në gjendje me hy edhe njëherë në luftë edhe në flakë. Në pyetje është Kosova, o burrë! Dhe tash meqë më pyete për PDK-në. Me keqardhje duhet me thënë, për aq sa më lejohet me thënë, dhe të tjerët që e dinë më mirë se unë edhe kanë përgjegjësi më të madhe duhet me vazhduar me thënë edhe më fuqishëm, se PDK-ja është në duart e njerëzve të preferuar që kanë ardhur edhe te duke qenë Hashimi… edhe duke qenë Kadri Veseli këtu prej ambasadave", tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.