KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Betohen 515 rekrutë të rinj të FSK-së, gjenerata më e madhe deri më tani

Betohen 515 rekrutë të rinj të FSK-së, gjenerata më e madhe deri më tani

Në një ceremoni solemne, 515 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dhënë betimin, duke u zotuar për besnikëri ndaj Republikës së Kosovës, respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, si dhe përkushtim në përmbushjen e misionit të tyre.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjenerata 02-2026, me 515 rekrutë, është më e madhja deri më tani.

Në ceremoni morën pjesë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, familjarë të rekrutëve, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

“Kjo gjeneratë, me 515 rekrutë, më e madhja deri më tani, shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e FSK-së, duke kontribuar në avancimin e kapaciteteve njerëzore, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjen e kuadrove të reja profesionale e të disiplinuara”, thuhet në njoftim.

FSK-ja ka theksuar se betimi shënon fillimin e një rrugëtimi të ri ushtarak për rekrutët, të cilët përmes trajnimit, disiplinës dhe përkushtimit do të përgatiten për shërbim ndaj vendit.

“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të investojë në zhvillimin e burimeve njerëzore, ngritjen e profesionalizmit dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse, në përputhje me objektivat e saj strategjike dhe standardet e NATO-s”, thuhet në njoftimin e FSK-së. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.