KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbappé e njeh përmendësh stadiumin e Barcelonës, shifrat e tij janë të frikshme

Mbappé e njeh përmendësh stadiumin e Barcelonës, shifrat e tij janë të frikshme

Kylian Mbappé po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin dhe synon ta dëshmojë edhe një herë vlerën e tij në El Clásicon e së dielës kundër Barcelonës.

Sulmuesi francez ka realizuar 12 gola në 12 ndeshje këtë sezon, nëntë prej tyre në La Liga dhe tre në Ligën e Kampionëve. Për më tepër, stadiumi i Barcelonës është një vend ku ai ka shkëlqyer vazhdimisht.

Sipas Marca, Mbappé ka shënuar tetë gola në vetëm tri vizita në stadiumin e katalanasve: pesë me fanellën e Paris Saint-Germainit dhe tre me atë të Real Madridit.

Tetë gola në tri vizita

Historia e Mbappés në stadiumin e Barcelonës është mbresëlënëse. Në vizitën e tij të parë, në vitin 2021, ai realizoi një tregolësh me PSG-në.

Tri vjet më vonë, francezi shënoi dy gola të tjerë ndaj katalanasve.

Edhe me fanellën e Real Madridit, ai vazhdoi të shënojë në këtë stadium. Në sezonin 2024/25 realizoi një tjetër tregolësh, por kjo nuk mjaftoi për t’i shmangur humbjen madrilenëve, të cilët u mposhtën 4-3 nga Barcelona.

Megjithatë, statistikat e tij individuale nuk përputhen me rezultatet e skuadrës.

Në dhjetë përballje kundër Barcelonës, Mbappé ka regjistruar tri fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa që nga transferimi te Real Madridi në vitin 2024 ka humbur pesë nga gjashtë El Clásicot e zhvilluara.

Mbappé synon ta thyejë mallkimin

Forma e tij aktuale u jep shpresë madrilenëve. Mbappé ka shënuar në çdo ndeshje këtë sezon, ndërsa golat e tij pritet të jenë vendimtarë në përballjen e madhe.

Megjithatë, në dy humbjet e Real Madridit këtë sezon, kundër Real Betisit dhe Atlético Madridit, francezi nuk arriti të shënonte.

Ai tashmë është vetëm pak gola larg kuotës prej 100 realizimeve me fanellën e Real Madridit. Një dygolësh ndaj Barcelonës do t’ia mundësonte arritjen e këtij objektivi.

Në garën për golashënuesin më të mirë të La Ligës, Mbappé ka nëntë gola, ndërsa Raphinha kryeson me 12. Lamine Yamal ndodhet gjithashtu pranë tij, me tetë realizime.

El Clásico do të jetë një tjetër mundësi për francezin që të konfirmojë formën e shkëlqyer dhe t’i ndihmojë madrilenët të marrin një rezultat pozitiv në stadiumin ku ai ka shënuar kaq shumë gola. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.