KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kori Siparantum me koncert humanitar në Pejë për të përfaqësuar Kosovën në Pragë

Kori Siparantum me koncert humanitar në Pejë për të përfaqësuar Kosovën në Pragë

Kori Siparantum do të mbajë koncert nesër, në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, duke filluar nga ora 20:00, me qëllim mbledhjen e fondeve dhe sigurimin e pjesëmarrjes në festivalin ndërkombëtar “Songs of Europe”, që do të mbahet nga 18 deri më 23 nëntor 2026 në Pragë të Çekisë.

Përmes këtij aktiviteti, kori synon të mobilizojë qytetarët, bizneset, institucionet dhe dashamirët e artit për të mbështetur udhëtimin artistik, përmes të cilit Kosova do të prezantohet në një skenë të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë festivalit “Songs of Europe”, Siparantum do të performojë në hapësira prestigjioze koncertale, përfshirë Smetana Hall, St. Salvator Church dhe St. Nicholas Church, duke prezantuar vlerat artistike dhe kulturore të vendit. Për realizimin e këtij udhëtimi nevojiten gjithsej 21 mijë euro, të cilat do të shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve të transportit, akomodimit dhe ushqimit për anëtarët e korit. Për shkak të afateve të organizimit, fondet duhet të sigurohen deri më 1 nëntor 2026.

Siparantum u bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë në këtë nismë, duke theksuar se çdo ndihmë, pavarësisht shumës, është një hap drejt realizimit të këtij qëllimi dhe përfaqësimit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Më 24 tetor, muzika në Pejë do të shndërrohet në një thirrje për solidaritet, me synimin që zëri i Korit Siparantum dhe i Kosovës të dëgjohet edhe në Pragë. /KlanKosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.