KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kthimi në Kuvend i Ligjit, Latifi: Po përjetohet si tradhti ndaj protestave, çmimin do ta paguaj PDK

Kthimi në Kuvend i Ligjit, Latifi: Po përjetohet si tradhti ndaj protestave, çmimin do ta paguaj PDK

Analisti politik, Blerim Latifi, tha se protestat masive pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë nuk ndodhën si rezultat i thirrjes për miratimin e ligjit në Kuvend për Gjykatën Speciale, por se ato shpërthyen nga mllefi spontan ndaj vendimit të 16 shtatorit.

Pastaj, thotë Latifi, dikush u kujdes që gjithë ai mllef të kanalizohej në presionin për miratimin e ligjit të sponsorizuar nga PDK-ja.

“Masa u bind se kjo ishte rruga e duhur për t’u ardhur në ndihmë ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar nga një gjykatë politike në thelb dhe në frymë. Dhe, kur kjo u arrit, protestat ndaluan. Kthimi i ligjit në Kuvend tani po përjetohet si tradhti ndaj protestave dhe është e qartë se çmimin për këtë do ta paguajë PDK-ja”.

Latifi thotë gjithashtu se ky veprim e ka dëmtuar radikalisht mundësinë që opozita të mobilizojë protesta të reja.

“Kjo, në fund të fundit, do të ndikojë që pushteti i Kurtit të konsolidohet në nivele të papara deri më tani. Opozita në Kosovë, me përjashtim të Aleancës, është kthyer në avantazhin kryesor të Kurtit”.

“Mirëupafshim në vitin 2030!”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.