KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Goditje për Barcelonën, Kounde pothuajse jashtë “El Clasicos”

Goditje për Barcelonën, Kounde pothuajse jashtë “El Clasicos”

Barcelona rrezikon të mbetet pa Jules Koundén për "El Clasicon" e së dielës kundër Real Madridit.

Mbrojtësi francez ende nuk është rikthyer në stërvitjet në fushë, ndërsa rikuperimi nga ndrydhja e kyçit të këmbës së majtë po ecën më ngadalë sesa pritej.

Sipas AS, Kounde nuk doli në fushë të premten, por vazhdoi rehabilitimin në palestër, nën mbikëqyrjen e një fizioterapisti.

Lëndimi, të cilin e pësoi në ndeshjen kundër Betisit, është pak më i rëndë se shkalla e parë, por nuk arrin shkallën e dytë. Rikuperimi i plotë mund të kërkojë rreth dy javë.

Flick shpresonte ta kishte të paktën në stol

Trajneri Hansi Flick shpresonte që francezi të ishte në dispozicion, qoftë edhe si alternativë nga stoli.

Megjithatë, me më pak se 48 orë deri në përballjen me Real Madridin, gjasat për rikthimin e tij janë shumë të vogla.

Barcelona mund të mbështetet te Xavi Espart, i cili la përshtypje shumë të mira në krahun e djathtë të mbrojtjes në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit.

Edhe Eric García mungon

Problemet në mbrojtje nuk përfundojnë me Kounden. Eric García gjithashtu do të mungojë për shkak të një lëndimi në muskulin e drejtë të përparmë të kofshës së djathtë.

Plani për Kounden është që ta shfrytëzojë javën e ardhshme për rikuperim të plotë, me synimin që të rikthehet për ndeshjen kundër Alavesit, më 31 tetor.

Kështu, Barcelona po përgatitet për El Clásicon me pasiguri të mëdha në repartin defensiv. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.