KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

FSK stërvitet së bashku me ushtarët e Kroacisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

FSK stërvitet së bashku me ushtarët e Kroacisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë për herë të parë në trajnimin për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë, të organizuar në Qendrën “Marko Babić” të Ushtrisë Kroate.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili njoftoi se trajnimi u përmbyll me një marshim taktik prej 88 kilometrash, nga Udbina deri te Kalaja e Kninit, transmeton lajmi.net.

Në këtë trajnim, ushtarakët e FSK-së u stërvitën së bashku me kolegë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Maqedonci e vlerësoi këtë përvojë si të rëndësishme për zhvillimin e kuadrove ushtarake dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Kjo përvojë avancon aftësitë e kuadrove tona dhe forcon bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, ka shkruar Maqedonci, duke falënderuar homologun e tij kroat, Ivan Anušić, dhe Ushtrinë Kroate për bashkëpunimin.

Postimi i plotë: 
Pas marshimit taktik prej 88 kilometrash nga Udbina deri te Kalaja e Kninit, u përmbyll trajnimi për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në Qendrën “Marko Babić” të Ushtrisë Kroate.
Për herë të parë, në këtë trajnim mori pjesë edhe FSK-ja. Ushtarakët tanë u stërvitën së bashku me kolegë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi—numri më i madh i pjesëmarrësve të huaj deri më tani.
Marshimi përmbyllës kishte edhe domethënie simbolike, duke nderuar historinë dhe sakrificën e popullit kroat gjatë Luftës Atdhetare. Programi kërkues zhvillon qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, lidershipin dhe aftësinë për të marrë vendime në rrethana sfiduese.
Përgëzoj ushtarakët tanë për përfaqësimin e denjë. Kjo përvojë avancon aftësitë e kuadrove tona dhe forcon bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Falënderoj homologun tim, Ivan Anušić, dhe Ushtrinë Kroate për këtë bashkëpunim të rëndësishëm./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.