KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj thirrje shqiptarëve në Luginë: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Haradinaj thirrje shqiptarëve në Luginë: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës që në zgjedhjet parlamentare në Serbi të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, Haradinaj i ka ftuar shqiptarët me të drejtë vote që këtë të diel ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të siguruar përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë.

"Ju ftoj që këtë të diel ta shfrytëzoni shansin historik për përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë, për të ngritur zërin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Jeni bashkuar në një listë të përbashkët dhe të bashkuar duhet të jeni edhe në vendvotime. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës dhe votoni “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17", tha Haradinaj./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.