KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare

Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe strategjik me nivelet më të larta të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Osmani ka theksuar se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është çështje protokolli, por një çështje jetike për sigurinë dhe interesat strategjike të vendit.

"Kjo mungesë, i lë hapësirë më të madhe Serbisë që të shtyjë përpara narrativat e saj të rrejshme kundër Kosovës.Kosova nuk mund ta trajtojë si çështje dytësore marrëdhënien me aleatin e saj jetik. Pa një partneritet të fortë politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as integrimi ynë euroatlantik, as mbrojtja e së vërtetës historike për luftën çlirimtare, as mbrojtja e sovranitetit dhe shtetësisë sonë nuk mund të garantohen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë që kërkojnë interesat tona kombëtare", tha Osmani./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.