Avni Bytyqi, ish-këshilltari i Kadri Veselit, është duke u përballur me kritika dhe akuza se është njëri nga personat brenda PDK-së që ka ndikuar që ligji për Specialen të rikthehet në Kuvend.
Ai me anë të një postimi e ka mohuar këtë, transmeton lajmi.net.
Pas akuzave publike që po i bëhen, Bytyqit po i shpërndahet një postim i bërë me 20 maj 2013, ku ofendonte rëndë ish-presidentin, Hashim Thashçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

“Kum pas mendu se pas Hashim Thacit eshte problem me ardh nje kryeministër me i padishem po ja qe vjen lajmi i hidhur… Per Kosoven ‘Evropiane’ me Kadri Veselin hyhy”, shihet ne foton e publikuar te postimit nga disa persona ne rrjete sociale. /lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

