KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Happy Play Park” hap dyert në Zuchwil – një destinacion i ri për argëtimin familjar

“Happy Play Park” hap dyert në Zuchwil – një destinacion i ri për argëtimin familjar

Lojëra, lëvizje dhe kohë e bukur për të gjithë familjen. “Happy Play Park” ka hapur dyert në Zuchwil, në kantonin e Solothurnit, duke sjellë mbi 1,400 metra katrorë hapësirë moderne ku fëmijët mund të zbulojnë, të luajnë dhe të argëtohen.

I vendosur në Allmendweg 4b, 4528 Zuchwil, parku ofron zona të larmishme për kërcim, ngjitje, rrëshqitje dhe lojëra interaktive. Nga hapësirat për më të vegjlit deri te aktivitetet për fëmijët 12 apo 14 vjeç, koncepti ndërthur argëtimin me aktivitetin fizik, duke u dhënë familjeve një arsye më shumë për të kaluar kohë së bashku.

Ndërsa fëmijët shijojnë lojërat, prindërit mund të pushojnë në zonën gastronomike të kompleksit. Kjo e bën parkun një zgjedhje të përshtatshme edhe për ato ditë kur familja kërkon të dalë nga rutina dhe të kalojë disa orë në një ambient të dedikuar për të.

Përmes lojërave fizike dhe digjitale, “Happy Play Park” synon të nxisë ndërveprimin mes fëmijëve, kreativitetin, aftësitë motorike dhe shpirtin e skuadrës. Ambienti plotësisht i klimatizuar mundëson vizita gjatë gjithë vitit, ndërsa hapësirat ofrojnë mundësi edhe për organizimin e ditëlindjeve dhe festave për fëmijë.

Për themeluesin Skifter Gjukaj, hapja e parkut është kurorëzimi i një rrugëtimi disavjeçar, të shoqëruar me sfida, investime dhe emocione.

“Realizimi i këtij projekti mori mbi katër vite punë intensive, me shumë përpjekje, sfida të ndryshme dhe investime të mëdha. Hapja ishte një sukses i plotë. Ishim paksa të emocionuar, mirëpo gjithçka shkoi shumë mirë. Për ne, më të rëndësishmet ishin reagimet e vizitorëve, të cilët u mahnitën me parkun dhe u gëzuan që më në fund kishin një hapësirë të tillë në qytetin e tyre”, shprehet Gjukaj.

Ai shton se reagimet e fëmijëve mbeten dëshmia më e bukur e këtij fillimi.

“Natyrisht, kemi potencial për t’u zgjeruar dhe për t’u përmirësuar, mirëpo fillimi ka qenë shumë pozitiv. Këtë më së miri e kanë vërtetuar fytyrat e fëmijëve, që shkëlqenin nga gëzimi dhe që vazhdojmë t’i shohim të buzëqeshura çdo ditë”, thotë ai.

Sipas Gjukajt, ideja për parkun lindi nga nevoja për të plotësuar mungesën e një hapësire të tillë në rajon, duke krijuar njëkohësisht vlerë për komunitetin.

“Për mua ishte tejet e rëndësishme të promovoja aspektin kulturor, social dhe sportiv për gjeneratat e reja, duke krijuar njëkohësisht një ndikim pozitiv në ekonominë e vendit. Në këtë projekt u përfshinë kompani të shumta dhe u bënë investime të mëdha. Në këtë mënyrë, synuam t’i kthenim diçka të vlefshme shoqërisë sonë”, thekson Gjukaj.

Për familjet që kërkojnë një vend ku fëmijët të argëtohen dhe prindërit të shijojnë pak kohë relaksi, “Happy Play Park” sjell një mundësi të re në Zuchwil. Për një pasdite lojërash, një fundjavë së bashku apo një ditëlindje të veçantë, parku mirëpret vizitorët në Allmendweg 4b, 4528 Zuchwil.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.