KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, mori pjesë në takimin mes Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Auron Rrokaj, dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Tiranës dhe Prishtinës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë thekson rëndësinë e arkivave në ruajtjen e kujtesës kombëtare, dokumentimin e historisë dhe përcjelljen e trashëgimisë së përbashkët ndër breza.

"Arkivat janë shumë më tepër se ruajtës të dokumenteve historike; ato përfaqësojnë kujtesën kombëtare, dëshmojnë rrugëtimin tonë historik dhe lidhin brezat me identitetin dhe trashëgiminë tonë të përbashkët. Shkëmbimi i përvojave, digjitalizimi, restaurimi dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta kulturore krijojnë mundësi të reja për ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të çmuar".

"Afrimi i institucioneve shqiptare është një tjetër hap drejt forcimit të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës, në shërbim të kujtesës historike, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.Më shumë bashkëpunim, më shumë kujtesë të përbashkët, më shumë ura mes Tiranës dhe Prishtinës!", thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.