KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mësohet shkalla e lëndimit të Luis Diaz, Bayern në telashe

Mësohet shkalla e lëndimit të Luis Diaz, Bayern në telashe

Bayern Munich ka marrë një goditje të rëndë nga infermieria, pasi sulmuesi anësor Luis Diaz ka pësuar një lëndim muskulor gjatë ndeshjes së Champions League kundër Arsenali.

Kolumbiani u detyrua të linte fushën e lojës para kohe për shkak të një shqetësimi në muskujt e kofshës.

Sipas raportimeve të së përditshmes gjermane BILD, ekzaminimet e para mjekësore tregojnë se futbollisti pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth një muaj, transmeton Klankosova.tv.

Përveç ndeshjeve të rëndësishme me klubin bavarez në Bundesligë dhe në arenën evropiane, ky dëmtim e lë Diazin jashtë grumbullimit edhe për ndeshjet e muajit nëntor me Kombëtaren e Kolumbisë.

Sulmuesi ka pasur një ndikim të menjëhershëm që nga transferimi te gjiganti gjerman, duke qenë një nga pikat kyçe të repartit ofensiv: në 11 paraqitje zyrtare me fanellën e Bayernit, ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 1 asistim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.