KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

El País shkruan për qëndresën e studentëve shqiptarë ndaj Edi Ramës: Pa marrëveshje, s’ka dialog

El País shkruan për qëndresën e studentëve shqiptarë ndaj Edi Ramës: Pa marrëveshje, s’ka dialog

Studentët në Shqipëri po vazhdojnë qëndresën ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa mes palëve ende nuk ka marrëveshje për dialogun.

E kësaj qëndrese, një artikull ia ka dedikuar edhe gazeta spanjolle El País, e cila ka theksuar se të rinjtë mbeten të vendosur në kërkesat e tyre, pavarësisht përplasjeve të dhunshme me policinë dhe ofertës së qeverisë për dialog.

Sipas gazetës, studentët refuzuan ofertën e Ramës, pasi nuk u besojnë qëllimeve të tij, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit. Të mërkurën, përballë zyrës së kryeministrit u vendosën karrige me mbishkrimin “Dialog”, por protestuesit i hodhën ato në shenjë refuzimi.

Pavarësisht lodhjes fizike dhe presionit policor, aktivistët shprehen të vendosur të vazhdojnë protestat, duke kërkuar ndryshime dhe një të ardhme më të mirë, transmeton Telegrafi.

Lëvizja, e cila fillimisht nisi si protestë kundër projekteve të diskutueshme urbanistike, është zgjeruar me kërkesa kundër korrupsionit, kostos së lartë të jetesës dhe kushteve në arsim.

El País vëren se mosbesimi ndaj qeverisë dhe partive politike po e vështirëson organizimin e protestuesve, ndërsa përplasjet e ditëve të fundit kanë lënë qindra të plagosur.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.