Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut të enjten, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe municion.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar, policia ka sekuestruar një pistoletë dhe 66 fishekë, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Rasti është hapur si "MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE".
Burimi: klankosova.tv ↗

