Dy persona janë arrestuar në Klinë, nën dyshimin se kanë kanosur të enjten në mëngjes me thikë një person tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, dyshohet se e kanë kërcënuar me një mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, viktimën, po ashtu mashkull kosovar, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

