Në Gjykatën Themelore në Prizren sot do të vazhdojë seanca gjyqësore lidhur me rastin e vdekjes tragjike të të riut Auron Thaqi.
Seanca është paraparë të nisë nga ora 10:00, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcani, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.
I riu Auron Thaqi, vdiq më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë. Ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në njëvjetorin e vdekjes, nëna e tij pati rrëfyer në Klan Kosova se si e kishte pranuar lajmin e trishtë, duke kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Burimi: klankosova.tv ↗

