Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Drenasi përballet me borë dhe vërshime, komuna jep detaje për gjendjen e rrugëve

    January 8, 2026

    Ministri i Brendshëm i Venezuelës thotë se 100 persona kanë vdekur në sulmin amerikan

    January 8, 2026

    Vdes një grua në QKUK, rasti po hetohet

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Drenasi përballet me borë dhe vërshime, komuna jep detaje për gjendjen e rrugëve
    • Ministri i Brendshëm i Venezuelës thotë se 100 persona kanë vdekur në sulmin amerikan
    • Vdes një grua në QKUK, rasti po hetohet
    • Grealish dhe Keane morën kartonë të kuq të pazakontë: Njëri i tërhoqi flokët kundërshtarin, tjetri duartrokiti
    • Ndalohet qarkullimi i autobusëve për në Kodrën e Diellit
    • Ngacmoi seksualisht një grua në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
    • Kurti thyen rekord me mbi 400 mijë vota, LVV-ja fiton mbi 51%
    • Klodi shpërthen në të qara, Londrimi i gjendet pranë në një përqafim të ngrohtë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Pesë sfida që do ta përcaktojnë Kosovën në 2026

    Pesë sfida që do ta përcaktojnë Kosovën në 2026

    korrektpressBy korrektpressJanuary 5, 2026 Aak 3 Mins Read
    Pesë sfida që do ta përcaktojnë Kosovën në 2026
    Pesë sfida që do ta përcaktojnë Kosovën në 2026
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për qytetarët, viti 2026 nuk është debat politik, por një pyetje e drejtpërdrejtë, a do të ketë punë, mirëqenie, shërbime më të mira dhe stabilitet institucional?

    Pas një bllokade njëvjeçare, Kosova po hyn më në fund në një fazë të re politike. Zgjedhjet u përmbyllën pa incidente dhe me publikim rekord të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, një tregues i funksionimit demokratik dhe stabilitetit institucional.

    Sipas rezultateve, qytetarët i dhanë Albin Kurtit edhe një mandat tjetër. Me 56 deputetë të siguruar nga LVV dhe partnerët e saj, formimi i Qeverisë Kurti 3 duket çështje kohe. Por fitorja zgjedhore nuk e zëvendëson përgjegjësinë e qeverisjes. Përkundrazi, viti 2026 do të jetë test politik dhe institucional.

    Pesë sfida do ta përcaktojnë jo vetëm punën e Qeverisë Kurti 3, por edhe besimin e qytetarëve në politikë dhe qeverisje.

    Buxheti 2026 dhe ekonomia

    Sfida kryesore mbetet ekonomia. Miratimi i Buxhetit 2026 duhet të jetë urgjent, i qëndrueshëm dhe zhvillimor. Pa investime kapitale, mbështetje për sektorin privat dhe menaxhim të kujdesshëm fiskal, çdo reformë tjetër mbetet e kufizuar.

    Përveç menaxhimit fiskal, qeveria duhet të adresojë çmimet e larta të energjisë, inflacionin dhe presionin mbi buxhetin e familjeve. Nevojitet mbështetje institucionale e qëndrueshme për bizneset dhe qytetarët, për të shmangur rritje të mëtejshme të çmimeve dhe pasoja të thella sociale.

    Zgjedhja e Presidentit – testi real

    Në pranverën e vitit 2026 pritet zgjedhja e Presidentit/es. Ky proces nuk duhet ta fusë vendin në krizë politike apo ta çojë drejt zgjedhjeve të reja. Kërkohet kompromis minimal dhe pjekuri institucionale.

    Deri tash, presidentja Vjosa Osmani ka shprehur gatishmërinë e saj për një mandat të dytë. A do të ndodhë kjo apo do të kemi një figurë tjetër në krye të institucionit, do ta tregojë koha e afërt.

    Kjo situatë do të jetë testi real për Qeverinë Kurti 3 dhe për qëndrimet që do të mbajnë subjektet kryesore politike – PDK, LDK dhe AAK në Kuvendin e Kosovës.

    Kuvendi dhe agjenda legjislative

    Pas bllokadave të gjata, Kuvendi duhet të funksionojë. Para deputetëve janë ligje dhe marrëveshje kyçe, përfshirë marrëveshjet financiare me Bankën Botërore, projektet për shëndetësi dhe arsim, si dhe shqyrtimi i parë i Buxhetit 2026.

    A do mbetet ku00ebshtu Kuvendi edhe nu00eb 2026? Foto: Ridvan Slivova

    Këto vendime përcaktojnë zhvillimin ekonomik dhe raportet ndërkombëtare të Kosovës. Çdo bllokadë e re do të ishte jo vetëm dështim politik, por edhe kosto direkte për qytetarët.

    Politika e jashtme dhe partnerët

    Raportet me Bashkimin Evropian dhe ruajtja e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten sfida serioze. Kosova ka nevojë për diplomaci më proaktive dhe më pak konfrontim që çon në izolim.

    Izolimi diplomatik nuk është veprim i mençur, por rrezik strategjik për një shtet të vogël. Njohjet e reja dhe anëtarësimi në organizata dhe institucione ndërkombëtare mbeten prioritet kyç. Dialogu me Serbinë do të jetë në fokus, por edhe në varësi të situatës politike në Serbi.

    Qeverisja e brendshme

    Arsimi, shëndetësia dhe administrata publike mbeten test për çdo qeveri, e sidomos për një qeveri me mandat të dytë apo të tretë. Qytetarët presin rezultate konkrete, jo justifikime politike.

    Zgjedhjet përfunduan. Tani nuk ka më arsyetime, as fajësime. Viti 2026 do të tregojë nëse mandati i ri do të mbahet mend për qeverisje, apo për një tjetër shans të humbur./Telegrafi/.

    TË TJERA

    Kurti thyen rekord me mbi 400 mijë vota, LVV-ja fiton mbi 51%

    Përmbytjet në Kosovë në sy të mediave botërore

    Kurti: Sonte natë kritike në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

    Osmani viziton Komunën e Malishevës pas situatës së rënduar nga vërshimet

    Osmani viziton Gjakovën pas vërshimeve: Institucionet do të jenë pranë familjeve të prekura

    Si po instrumentalizohet feja në pretendimet e Serbisë kundër Kosovës

    “Shërbëtorët e partive të tjera brenda LDK-së”, Grainca kërkon reformë urgjente dhe akuzon grupet brenda partisë

    LEXO GJITHASHTU

    Drenasi përballet me borë dhe vërshime, komuna jep detaje për gjendjen e rrugëve

    January 8, 2026

    Ministri i Brendshëm i Venezuelës thotë se 100 persona kanë vdekur në sulmin amerikan

    January 8, 2026

    Vdes një grua në QKUK, rasti po hetohet

    January 8, 2026

    Grealish dhe Keane morën kartonë të kuq të pazakontë: Njëri i tërhoqi flokët kundërshtarin, tjetri duartrokiti

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Ndalohet qarkullimi i autobusëve për në Kodrën e Diellit

    January 8, 2026

    Ngacmoi seksualisht një grua në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    January 8, 2026

    Kurti thyen rekord me mbi 400 mijë vota, LVV-ja fiton mbi 51%

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.