KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Si është raporti me Tarën? Flet bashkëshortja e Bleros

Si është raporti me Tarën? Flet bashkëshortja e Bleros

Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka dhënë intervistën e saj të parë për “Prive By LS”, ku ka folur hapur për jetën private, martesën, familjen dhe raportin e veçantë që ka krijuar me Tarën, vajzën e Bleros.

Në këtë rrëfim, ajo ka treguar se Tara zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e saj dhe se lidhja mes tyre është ndërtuar mbi afërsinë, dashurinë dhe mirëkuptimin.

Eronita e ka përshkruar atë si një fëmijë të mrekullueshëm, inteligjente dhe të pjekur për moshën që ka.

Foto: YouTube

“Tara është pjesa më e rëndësishme e jetës tonë. Tara, njësoj sikur edhe djali im, beba ime, gjithçka sillet rreth tyre. Tara është një fëmijë i mrekullueshëm, është super inteligjente, super e pjekur për moshën e vet”, është shprehur ajo.

Eronita ka zbuluar gjithashtu se raporti i tyre është aq i afërt, saqë në disa raste kalon më shumë kohë me Tarën sesa me bashkëshortin e saj.

“Unë e kam edhe si fëmijë, edhe si motër të vogël. Nganjëherë shumë më shumë kohë kaloj me Tarën sesa me Blerimin dhe e dua këtë pjesë, se më duket si vetja kur kam qenë më e re. Raporti im me të, ishalla gjithmonë ka me qenë kështu, edhe besoj që ka me qenë, s’ka qysh ndryshon”, ka rrëfyer Eronita.

Megjithatë, ka pranuar se takimi i parë me Tarën nuk ka qenë krejtësisht i lehtë për të. Duke e kuptuar ndjeshmërinë e situatës, Eronita ka treguar se është munduar të veprojë me kujdes dhe t’ia bëjë të qartë vajzës rëndësinë që ajo ka në jetën e saj.

– YouTube www.youtube.com

“Për mua ka qenë shumë e sikletshme për atë punë. Unë e kam ruajtur atë pjesë me shumë kujdes, se e di qysh është ndjenja ndoshta e saj ndaj meje. Jam mundu me ia shpjegu asaj sa e rëndësishme është, sa e vlefshme është”, theksoi mes tjerash. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.