Juventusi ka barazuar 2-2 ndaj Rennesit në shtëpi, në një ndeshje me raste të shumta shënimi dhe emocione deri në fund.
Çelik kaloi Rennesin në epërsi, ndërsa Tamari barazoi për Juventusin.
Më pas, Dia shënoi nga penalltia për 1-2, por bardhezinjtë reaguan dhe Woltemade realizoi gjithashtu nga pika e bardhë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Me këtë barazim, Juventusi shkon në kuotën e shtatë pikëve dhe renditet në vendin e katërt, ndërsa Rennes zë pozitën e 13-të me pesë pikë.
Në xhiron e ardhshme, Juventusi do të luajë në udhëtim ndaj AZ Alkmaarit, kurse Rennes do ta presë Olympiacosin./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

