KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Incidenti në “Zenel Hajdini”: Nxënësi e “shkundi” mësimdhënësin (VIDEO)

Incidenti në “Zenel Hajdini”: Nxënësi e “shkundi” mësimdhënësin (VIDEO)

Konflikti që nisi në klasë, gati përfundoi me dhunë fizike në kabinet.

Nxënësi i klasës së nëntë në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në kryeqytet, për pak sa nuk e rrahu mësimdhënësin e Teknologjisë brenda institucionit.

Për krejt çka ndodhi, nuk deshën të flasin nga menaxhmenti i shkollës, të enjten.

Veçse, drejtoresha e shkollës, Myrvete Bahtiri- Tahiri, përmes telefonit ia konfirmoi Klanit, se ngjarja kishte ndodhur të mërkurën gjatë procesit mësimor dhe se me të po merret policia.

Nga këta të fundit u konfirmua se rastin e lajmëroi vetë arsimtari.

Këshilli i Prindërve në nivel lokal i thanë televizionit se për ngjarjen morën vesh tek pasi u kontaktuan nga Klan Kosova. Ndërkaq, që gjatë ditës as për ta drejtoresha e shkollës nuk ishte e qasshme.

Edhe kontaktimi me drejtorin e Arsimit për masat që do i ndërmarrë qe i pamundur gjatë ditës, ngase Arianit Elshani, pavarësisht premtimit se një përgjigje do e jap, pasdite s’u bë i gjallë.

Sidoqoftë, një njohës i fushës po thotë faji është i dyanshëm.

Ky nuk është rasti i parë i dhunës në shkolla mes mësimdhënësve dhe nxënësve, ngase një gjë e tillë kishte ndodhur edhe para pak muajsh në shkollën Pavarësia. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.