Vetëdijesimi për kancerin e gjirit dhe rëndësia e kontrolleve të rregullta shëndetësore ishin në fokus të një aktiviteti informues të organizuar në shkollën “Xhelal Hajda Toni” në Rahovec.
Aktiviteti kishte për qëllim informimin e grave për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta, si dhe vetëdijesimin e të rinjve për këtë sëmundje.
Astrit Haxhijaha nga ProLab tha se synimi i këtij organizimi ishte rritja e vetëdijesimit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ndërkaq, drejtoresha e shkollës, Remzie Shehu Cana, theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për nxënëset, të cilat përmes informimit mund të mësojnë më shumë për parandalimin e sëmundjeve dhe hapat që duhet të ndërmarrin për t'u kujdesur për shëndetin e tyre.
Sipas onkologes Vildane Goga, fushatat e vazhdueshme të vetëdijesimit po japin rezultate, pasi mbi 53 për qind e grave me kancer të gjirit në Kosovë diagnostikohen në fazat e hershme të sëmundjes.
Në kuadër të aktiviteteve të muajit rozë, dy ditë më parë në Rahovec u organizua edhe një marsh për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.
Detajet mund t'i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

