Portieri Thibaut Courtois ka dalë në mbështetje të Vinicius Junior, duke thënë se Real Madridi do ta ndihmojë brazilianin të rikthehet në formën e tij më të mirë.
“Vini është në kërkim të versionit të tij më të mirë dhe kjo do të vijë me mbështetjen e ekipit dhe të tifozëve”, u shpreh portieri belg.
“Është e vështirë të performosh në nivelin më të lartë në çdo sezon. Këtë e kam parë vetëm te Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi”, shtoi Courtois.
“Ne do ta ndihmojmë që ta arrijë formën e tij më të mirë”, përfundoi ai.
Burimi: klankosova.tv ↗

