KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Tërmet me magnitudë 7.0 në Kinë – publikohen pamjet e para

Tërmet me magnitudë 7.0 në Kinë – publikohen pamjet e para

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 goditi Tibetin në Kinë të enjten, në orën 22:30 sipas kohës lokale, bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas të dhënave të USGS-së, epiqendra e tërmetit ishte 183 kilometra në lindje-verilindje të qytetit Nagqu, në Rajonin Autonom të Tibetit, në Kinën perëndimore.

Deri më tani, nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, shkruan cnn.

Kina nuk është e panjohur me tërmetet e fuqishme, veçanërisht në pjesët jugperëndimore të vendit, ku pllaka tektonike euroaziatike takohet me atë indiane.

Përplasja e fuqishme e këtyre pllakave ka krijuar vargmalet madhështore të Himalajeve dhe pllajën e gjerë të Tibetit.

Tërmeti i fundit me magnitudë të ngjashme që goditi Kinën ndodhi në janar të vitit 2024, kur një tërmet me magnitudë 7.1 goditi një zonë malore dhe të largët të rajonit Xinjiang, në perëndimin e largët të vendit. Si pasojë, tre persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Në dhjetor të vitit 2023, më shumë se 100 persona humbën jetën nga një tërmet që goditi qarkun Jishishan, në provincën Gansu, në veriperëndim të Kinës. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës në vend për gati një dekadë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.