KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nasim Haradinaj kritikon Përparim Grudën për Ligjin e Speciales: E prezantuat si perlë të drejtësisë

Nasim Haradinaj kritikon Përparim Grudën për Ligjin e Speciales: E prezantuat si perlë të drejtësisë

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, lidhur me qëndrimet e tij për projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një postim, Haradinaj ka kritikuar Grudën, duke vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e tij për ligjin dhe duke përmendur edhe një zotim të mëhershëm që, sipas tij, deputeti e kishte bërë lidhur me Nait Hasanin dhe votat në Drenicë, transmeton lajmi.net.

“Ky Përparimi që u sponsorizua nga daja dhe shokët e tij të dukej i mençur, bile ia kaloi për zgjuarsi dhe intelekt edhe Nexhmedin Spahiut, ka përgjegjësi jo vetëm për ligjin, po edhe për betimin e tij publik”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka pretenduar se Gruda i kishte thënë se, për sa kohë të ishte gjallë, Drenica nuk do t’ia jepte më asnjë votë Nait Hasanit.

Haradinaj e ka lidhur këtë deklaratë me zhvillimet aktuale rreth Ligjit për Specialen dhe qëndrimin e Grudës, i cili ka deklaruar se qëndron prapa çdo shkronje të projektligjit.

“Si po ndihesh tani me Naitin jashtë e me ligjin berllog që ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!”, ka shkruar Haradinaj në reagimin e tij./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.