Lamine Yamal ka zgjedhur të udhëtojë ndryshe drejt ceremonisë së Topit të Artë 2026.
Sipas “Mundo Deportivo”, ylli i Barcelonës ka rezervuar një avion privat për të shkuar të hënën në Londër, i shoqëruar nga familja, miqtë dhe përfaqësuesit e agjencisë së tij.
19-vjeçari dëshiron ta lërë pas zhgënjimin e vitit të kaluar, kur Ousmane Dembélé fitoi çmimin kryesor në Paris.
Ndërkohë, Barcelona do të udhëtojë me një delegacion të madh, të udhëhequr nga presidenti Joan Laporta.
Yamal është ndër kandidatët kryesorë për Topin e Artë, ndërsa konsiderohet favorit edhe për çmimin Kopa për talentin më të mirë të ri, të cilin mund ta fitojë për të tretin vit radhazi.
Të hënën do të mësohet nëse ylli katalanas do ta kurorëzojë sezonin me çmimin më të madh individual në futboll. /Zëri

