KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita kushtuar Luigj Gurakuqit

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita kushtuar Luigj Gurakuqit

Në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është hapur ekspozita “Luigj Gurakuqi në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror”, e cila sjell dëshmi arkivore për jetën dhe veprën e një prej figurave më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Ekspozita u hap nga drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Teuta Shala-Peli, ndërsa fjalë rasti mbajtën drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Auron Rrokaj, dhe zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli.

Në fjalimet e tyre, përfaqësuesit e institucioneve theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë së përbashkët kombëtare.

Ekspozita është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Institutit të Historisë “Ali Hadri” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë.

Përmes dokumenteve autentike të Arkivit Qendror Shtetëror, publiku ka mundësinë të njihet më nga afër me kontributin e Luigj Gurakuqit në zhvillimin e arsimit shqip, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe proceset e ndërtimit të shtetit shqiptar.

Përveç vlerës së tyre historike, këto dokumente përbëjnë një dëshmi të rëndësishme për rrugëtimin kombëtar dhe për rolin e personaliteteve që kontribuuan në zhvillimin politik, arsimor dhe kulturor të shqiptarëve.

"Ekspozita dëshmon vlerën e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë të përbashkët dokumentare", thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.