KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tubim i madh i studentëve në sheshin e Beogradit, Vuçiq mbajti fjalim në një sallë

Tubim i madh i studentëve në sheshin e Beogradit, Vuçiq mbajti fjalim në një sallë

Tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore të listës studentore “Studentët fitojnë”, me moton “Fitorja po thërret”, është mbajtur të enjten mbrëma në sheshin Slavija të Beogradit.

Rreth orës 18:00, sheshi ishte mbushur me njerëz, të cilët ndezën flakadanë dhe dritat e telefonave, ndërsa një pjesë e tyre brohorisnin “Vuçiq, ik!”.

Në tubim mori pjesë edhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiq, shkruan nova.rs.

Të pranishmit ndezën dritat e telefonave duke kënduar këngën “Za milion godina”. Gjithashtu, u dëgjua edhe kënga “Tri poljupca hoću ja”, e cila shoqëron fushatën e listës studentore.

Një pjesëmarrës tha se tubimi i kujtonte protestën masive të 15 marsit 2025 dhe se “mbante erë lirie”.

Një tjetër u shpreh se këtë herë kishte edhe më shumë njerëz sesa në protestën e marsit.

Qytetarët dhe studentët mbërritën në shesh në gjashtë kolona nga pjesë të ndryshme të Beogradit.

Gjatë ditës, kolona të organizuara u nisën edhe nga qytete të tjera të Serbisë, ndërsa sheshi Slavija dhe rrugët përreth u mbushën me njerëz para se të gjithë pjesëmarrësit të arrinin në destinacion.

Në të njëjtën kohë, në Beogradin e Ri u mbajt tubimi parazgjedhor i Partisë Progresive Serbe (SNS), në sallën sportive “Ranko Zheravica”.

Tubimi nisi në orën 16:00, ndërsa të pranishmëve iu drejtua ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kryeson listën zgjedhore “Serbia e Bashkuar”.

Tubimi në sheshin Slavija shënon përmbylljen e fushatës së listës studentore para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.