KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Preshevari Doruntin Shabani doktoron me notën maksimale për Fizikë Bërthamore në Gjermani

Preshevari Doruntin Shabani doktoron me notën maksimale për Fizikë Bërthamore në Gjermani

Një tjetër arritje e madhe akademike i është shtuar shkencës dhe komunitetit shqiptar. I riu nga Presheva, Doruntin Shabani, ka përfunduar me sukses studimet e doktoraturës në Institutin për Fizikë Bërthamore në Universitetin e Kölnit në Gjermani, duke fituar zyrtarisht titullin Doktor i Fizikës Bërthamore.

Puna e tij kërkimore dhe disertacioni shkencor janë vlerësuar me notën më të lartë nga komisioni akademik i përbërë nga profesorët e njohur ndërkombëtarë: Christoph Langer, Dennis Mücher, Kathrin Wimmer dhe Annette Schmidt, kanë raportuar mediat në Kosovë.

Ky sukses dëshmon përkushtimin e lartë shkencor të Shabanit dhe shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij akademike, duke u kthyer në një lajm krenarie për Luginën e Preshevës dhe një tjetër shembull të lartësimit të të rinjve shqiptarë në qendrat më prestigjioze të Evropës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.