Shumë shpejt do të fillojë edhe edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova.
Gazetarja e Klan Kosovës, Blerina Shoshi, në emisionin “Kosova Today” ka sjellë risitë para nisjes së spektaklit gjigant, transmeton Klankosova.tv.
Më konkretisht, gazetarja foli rreth ridizajnimit të shtëpisë më të famshme në vend.
“Gjithmonë ka qenë e veçanta që në çdo sezon ndryshon shtëpia, sigurisht edhe në këtë sezon do të ndryshojnë ngjyrat, do të shtohen hapësira të reja, do të hiqen disa nga ato të vjetrat, që kanë qenë nga fillimi i edicioneve. Me aq sa kemi mbërri me e pa , një shtëpi komplet e re por ende më e bukur i pret banorët”, tha ajo.
Burimi: klankosova.tv ↗

