Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Policia përsëri njofton për mesazhe mashtruese që pretendojnë se janë dërguar gjoba trafiku

    January 7, 2026

    Punonjësi i agjencisë bërthamore japoneze humb telefonin me të dhëna konfidenciale në Kinë

    January 7, 2026

    Trump thotë se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Policia përsëri njofton për mesazhe mashtruese që pretendojnë se janë dërguar gjoba trafiku
    • Punonjësi i agjencisë bërthamore japoneze humb telefonin me të dhëna konfidenciale në Kinë
    • Trump thotë se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”
    • Numërimi i pjesës së dytë të votave me postë, dallim i madh mes partive
    • Labi vesh bikinit e Benitës dhe bën sfliatë nëpër shtëpi – banorët shkrihen së qeshuri
    • Përmbytjet në Durrës, reagon Rama: Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua
    • Dërgohet pa shenja jete një 49 vjeçar në QKMF-në e Malishevës, nisin hetimet
    • Maduro dhe gruaja e tij kishin goditur kokën ndërsa përpiqeshin të iknin nga forcat amerikane
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Ndjesia e parë nuk gënjen: Intuita flet para arsyes

    Ndjesia e parë nuk gënjen: Intuita flet para arsyes

    korrektpressBy korrektpressJanuary 5, 2026 Arsyeja 4 Mins Read
    Ndjesia e parë nuk gënjen: Intuita flet para arsyes
    Ndjesia e parë nuk gënjen: Intuita flet para arsyes
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Si ta dalloni intuitën e vërtetë nga frika, stresi dhe ankthi kolektiv

    Nëse keni ndjesinë se duhet të bëni diçka sepse ju duket e drejtë dhe e mirë për ju, dëgjojeni atë zë të qetë të brendshëm. Por nëse që në mendimin e parë për një vendim shfaqen frikë, parehati ose shtrëngim në stomak, ndoshta kjo është pikërisht shenja se nga ajo ide duhet të hiqni dorë. Çfarë është intuita?

    Frikë, stres i akumuluar apo intuitë: mes ankthit kolektiv dhe mbingarkesës së informacionit

    Në kohën ku jetojmë, të mbushur me pasiguri, shqetësime dhe lajme të këqija të vazhdueshme, është pothuajse e pamundur të mos kemi parandjenja ose mendime të errëta – qoftë për veten, të afërmit tanë apo për botën në tërësi. Kufiri mes intuitës dhe frikës bëhet atëherë shumë i hollë. A po na “vjen” vërtet diçka e rëndësishme, apo kemi të bëjmë me pasojë të stresit kronik ndaj të cilit jemi të ekspozuar?

    Psikologjia bashkëkohore flet gjithnjë e më shpesh për fenomenin e ankthit kolektiv. Ëndrra intensive, imazhe katastrofash dhe ndjesia se diçka e keqe do të ndodhë, janë shpesh reagime të pavetëdijshme të trurit ndaj ekspozimit të zgjatur ndaj kërcënimeve dhe pasigurisë. Truri përpiqet të përpunojë sasinë e madhe të informacionit që marrim përmes lajmeve, bisedave, filmave dhe rrjeteve sociale, duke i projektuar ato në ëndrra dhe përjetime të forta të brendshme.

    Çfarë thotë shkenca: a është intuita mit apo fakt?

    Interesant është fakti se studimet neurologjike tregojnë se intuita nuk është një dukuri mistike, por një proces i shpejtë dhe automatik i përpunimit të informacionit. Pjesë të trurit si amigdala dhe insula reagojnë ndaj sinjaleve nga mjedisi dhe trupi edhe përpara se mendja e vetëdijshme t’i analizojë ato në mënyrë racionale. Me fjalë të tjera, intuita është shpesh një “vlerësim i shpejtë” i bazuar në përvoja të mëparshme, edhe kur ne nuk jemi të vetëdijshëm për to.

    Pikërisht për këtë ndodh që njerëzit krijojnë një ndjesi të fortë për një person ose situatë që në takimin e parë. Ai përshtypje e parë ndonjëherë rezulton e saktë më vonë, sepse truri, brenda një çasti, ka lidhur mikro-sinjale: tonin e zërit, gjuhën e trupit, shprehjet e fytyrës ose ngjashmëritë me përvoja të mëparshme, transmeton Telegrafi.

    Ku qëndron çelësi?

    Ëndrrat dhe “vizionet” funksionojnë shpesh sipas të njëjtit parim. Ajo që kemi parë ose dëgjuar rastësisht mund të personalizohet dhe të marrë peshë emocionale. Mendja krijon imazhe të forta që na duken si paralajmërime ose parandjenja, edhe pse në thelb janë kombinim i informacionit të jashtëm dhe frikërave të brendshme.

    Çelësi është të mësojmë të dallojmë intuitën nga paniku. Intuita zakonisht është e qetë, e qartë dhe jo dramatike. Ajo nuk krijon kaos në mendime, por një ndjesi të thjeshtë: “e di, edhe pse nuk e di pse”. Frika, përkundrazi, vjen me zhurmë, përmes skenarëve katastrofikë, mendimeve obsesive dhe tensionit trupor.

    Një mënyrë e mirë për ta bërë dallimin është t’i kushtoni vëmendje ndjesisë së parë, më të shkurtër që shfaqet. Ky reagim fillestar shpesh është më pranë intuitës. Gjithçka që vjen më pas – “filma” të gjatë në mendje, skenarë të këqij dhe rishqyrtime të pafundme, zakonisht është produkt i imagjinatës dhe ankthit.

    Pse është e rëndësishme të mbani një “ditar të intuitës”?

    Shënimi i këtyre ndjesive dhe i rezultateve të mëvonshme mund t’ju ndihmojë me kalimin e kohës të kuptoni kur intuita ju ka drejtuar vërtet mirë. Shkenca konfirmon se njerëzit që zhvillojnë aftësinë për të dëgjuar trupin dhe sinjalet e brendshme marrin vendime më të qeta dhe shpesh më të mira.

    Prandaj, besojini vetes, por me masë. Nëse diçka ju qetëson dhe ju duket e drejtë, shpesh është rruga e duhur. Nëse ju paralizon frika, ndaloni. Ndonjëherë, pikërisht tërheqja është vendimi më inteligjent që mund të marrim. /Telegrafi/

    LEXO GJITHASHTU

    Policia përsëri njofton për mesazhe mashtruese që pretendojnë se janë dërguar gjoba trafiku

    January 7, 2026

    Punonjësi i agjencisë bërthamore japoneze humb telefonin me të dhëna konfidenciale në Kinë

    January 7, 2026

    Trump thotë se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”

    January 7, 2026

    Numërimi i pjesës së dytë të votave me postë, dallim i madh mes partive

    January 7, 2026
    TË TJERA

    Labi vesh bikinit e Benitës dhe bën sfliatë nëpër shtëpi – banorët shkrihen së qeshuri

    January 7, 2026

    Përmbytjet në Durrës, reagon Rama: Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua

    January 7, 2026

    Dërgohet pa shenja jete një 49 vjeçar në QKMF-në e Malishevës, nisin hetimet

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.