Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, dhe kapiteni Bruno Fernandes kanë zhvilluar një bisedë private për të sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre, përpara udhëtimit në Londër për përballjen me Chelsean.
Sipas BBC-së, takimi u mbajt të martën në qendrën stërvitore të klubit, pas tensioneve të krijuara nga kritikat e portugezit ndaj taktikave të trajnerit.
Fernandes mbeti në bankën rezervë gjatë humbjes 3-0 ndaj Bournemouthit, pasi kishte shprehur pakënaqësi pas disfatës 4-1 kundër Comos në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i japin Carrickut mundësinë për ta kthyer situatën, pavarësisht se Unitedi renditet në vendin e 16-të në Premier League. Kapiteni mund të rikthehet në formacionin titullar në ndeshjen e së shtunës ndaj Chelseat./Klankosova.tv

