KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy bashkëmbrojtëseve të Kadri Veselit iu shkëputen kontratat

Dy bashkëmbrojtëseve të Kadri Veselit iu shkëputen kontratat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konfirmuar përfundimin e kontratave të Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan si bashkëmbrojtëse të Kadri Veselit, i cili po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas një parashtrese të Administratores së Gjykatës drejtuar Trupit Gjykues II, vendimi për ndërprerjen e kontratave të dy bashkëmbrojtëseve u mor nga mbrojtësi i Veselit, Rodney Dixon.

“Më 13 tetor 2026, Dixon e njoftoi shefin e Zyrës së Mbrojtjes për vendimin që kontratat e Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan të ndërpriteshin me efekt të menjëhershëm”, thuhet në dokumentin e Zyrës së Regjistrit, raporton Klankosova.tv.

Në njoftim thuhet se ndërprerja e kontratave do të realizohej pa ndikuar negativisht në interesat e Kadri Veselit dhe në kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore.

Një ditë më pas, më 14 tetor, Administratorja e Gjykatës konfirmoi përfundimin e angazhimit të dy bashkëmbrojtëseve. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.