SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.V. (35) dhe I.M. (51) nga Tetova, të punësuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore pranë ISHP Tetovë.
Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “mosdhënia e ndihmës mjekësore”.
“Më 29.06.2026, në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Tetovë, e kallëzuara e parë ka pranuar një telefonatë për denoncimin e rastit, por nuk ka dërguar ekip për t’i dhënë ndihmë mjekësore personit të lënduar në fsh. Dobrosht, për çka e ka njoftuar edhe të kallëzuarin e dytë, i cili ishte udhëheqës”, thonë nga MPB.
Burimi: telegrafi.com ↗

