KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bayern Munich përfiton 250 milionë euro, Viessmann bëhet aksioner i ri i klubit

Bayern Munich përfiton 250 milionë euro, Viessmann bëhet aksioner i ri i klubit

Bayern Munich ka zyrtarizuar hyrjen e kompanisë Viessmann Generations Group si aksionere e re e klubit, në një marrëveshje që, sipas raportimeve të mediave gjermane, kap vlerën e rreth 250 milionë eurove.

Kompania familjare me seli në Mynih bëhet aksioneri i katërt minoritar i klubit bavarez, pas Adidas, Allianz dhe Audi. Marrëveshja realizohet përmes rritjes së kapitalit të shoqërisë FC Bayern München AG.

Viessmann merr rreth 6.7 për qind të aksioneve

Fillimisht, paketa e aksioneve që do të përfitonte Viessmann ishte pesë për qind, por për shkak të rritjes së kapitalit, pjesëmarrja e saj do të arrijë në rreth 6.7 për qind.

Megjithatë, struktura e pronësisë nuk do të ndryshojë në aspektin e kontrollit. Sipas statutit të klubit, 70 për qind e aksioneve do të mbeten në duart e shoqatës FC Bayern München e.V., e cila do të vazhdojë të ketë shumicën dhe kontrollin e klubit.

Të ardhurat e reja do t’i japin Bayernit më shumë mundësi financiare për zhvillimin e klubit dhe të skuadrës. Shuma prej 250 milionë eurosh është raportuar nga mediat, por vlera zyrtare e marrëveshjes nuk është bërë publike.

Max Viessmann do t’i bashkohet bordit mbikëqyrës

Marrëveshja do të sjellë ndryshime edhe në strukturën drejtuese të klubit. Max Viessmann, drejtori ekzekutiv i Viessmann Generations Group dhe anëtar i këshillit këshillimor të Bayern Munichut, pritet të bëhet pjesë e bordit mbikëqyrës të FC Bayern München AG.

Me hyrjen e tij, ky organ do të zgjerohet nga nëntë në dhjetë anëtarë.

Bashkëpunimi mes Bayernit dhe Viessmann ka nisur që në vitin 2018. Tashmë, partneriteti mes tyre kalon në një nivel të ri, me kompaninë që do të kontribuojë jo vetëm me kapital, por edhe me përvojën e saj në biznes. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.