KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Inspektorati ndalon punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec

Inspektorati ndalon punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 12 objekte ndërtimi në Komunën e Rahovecit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, inspektorët kanë evidentuar shkelje të kërkesave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në disa kantiere ndërtimi, transmeton Klankosova.tv.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, është marrë vendim për ndalimin e punimeve në 12 objekte, deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se inspektimet në terren do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të parandalimit të rreziqeve në vendet e punës dhe garantimit të kushteve të sigurta për punëtorët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.