KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Roseanne Barr zbulon çfarë i kishte treguar Lisa Marie Presley për martesën me Michael Jackson

Roseanne Barr zbulon çfarë i kishte treguar Lisa Marie Presley për martesën me Michael Jackson

Lisa Marie Presley i kishte rrëfyer mikeshës së saj të afërt, komedianes Roseanne Barr, se Michael Jackson kishte qenë partneri më i mirë intim që kishte pasur ndonjëherë.

Këtë pretendim Barr e ka ndarë në një intervistë për The Hollywood Reporter, ku ka folur për jetën private të vajzës së Elvis Presley-t.

Sipas Barr, Lisa Marie fliste hapur për marrëdhëniet e saj dhe e kishte përshkruar Jacksonin si një partner që dinte ta bënte të ndihej e veçantë, shkruan DailyMail.

Ajo këmbënguli se Presley ishte e sinqertë në rrëfimet e saj dhe nuk kishte arsye të dyshonte te fjalët e mikeshës.

Lisa Marie dhe Michael Jackson u martuan në maj të vitit 1994, por lidhja e tyre përfundoi në prill të vitit 1996.

Martesa e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut, ndërsa së fundmi edhe nëna e saj, Priscilla Presley, ka folur për këtë periudhë në kujtimet e saj Softly, As I Leave You: Life After Elvis.

Priscilla ka treguar se fillimisht kishte pasur shqetësime për martesën dhe kishte dyshuar mbi qëllimet e Jacksonit.

Në kujtimet e saj, ajo ka pretenduar se këngëtari mund të ketë qenë i interesuar edhe për lidhjen me familjen Presley, ndërsa ka shprehur mendimin e saj se ai kishte ndikuar te Lisa Marie shumë përpara se ajo ta kuptonte këtë.

Nga ana tjetër, Lisa Marie kishte shkruar në kujtimet e saj From Here to the Great Unknown se Jackson i kishte thënë në fillim të lidhjes se ishte ende i virgjër.

Rrëfimet e personave të afërt kanë rikthyer në vëmendje një prej marrëdhënieve më të komentuara të jetës private të Mbretit të Pop-it. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.