KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Para dhe pas sulmit amerikan në Venezuelë, imazhe të objekteve ushtarake të shkatërruara

Para dhe pas sulmit amerikan në Venezuelë, imazhe të objekteve ushtarake të shkatërruara

Imazhe dramatike kanë zbuluar shkatërrimin e sulmeve amerikane të kryera në Venezuelë, si pjesë e operacionit të natës për të kapur diktatorin Nicolas Maduro.

Fotografitë ajrore tregojnë se si disa ndërtesa u shkatërruan në një sulm të vetëm, duke lënë pas sipërfaqe toke të djegura dhe tym që ngrihej sipër.

Sulmet kishin në shënjestër Fuerte Tiuna, kompleksin më të madh ushtarak të Venezuelës në Karakas, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen pasi një zyrtar i lartë venezuelas, i paidentifikuar, pretendon se të paktën 40 persona besohet se janë vrarë në sulme, sipas New York Times.

Burimi tha se kjo përfshinte si personel ushtarak ashtu edhe civilë.

Trump tha se “sulmi në shkallë të gjerë” u krye me qëllim kapjen e Maduros dhe gruas së tij, Cilia Flores, të cilët tani po mbahen në paraburgim në New York me akuza për trafik droge.

Maduro dhe Flores po mbahen në qendrën e paraburgimit metropolitan të Bruklinit, e cila është e njohur për kushtet e saj të këqija dhe ka strehuar gjithashtu Luigi Mangione dhe Sean ‘Diddy’ Combs.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara do ta qeverisin Venezuelën për një kohë të pacaktuar ndërkohë, pasi hodhi poshtë mundësinë që udhëheqësja popullore e opozitës së vendit, Maria Corina Machado, të marrë frenat, duke pretenduar se ajo “nuk ka mbështetjen”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.