KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Raporti i WSJ: Autoritarizmi s’është vetëm trend por diçka që është rrënjosur thellë, Kosova s’bën përjashtim

Raporti i WSJ: Autoritarizmi s’është vetëm trend por diçka që është rrënjosur thellë, Kosova s’bën përjashtim

Organizata “World Justice Project” ka publikuar raportin e saj për vitin 2026 sa i përket performancës së shteteve nëpër botë për sundimin e ligjit, të drejtave të njeriut, e luftës kundër korrupsionit.

Në këtë raport potencohet se Kosova ka shënuar një rënie prej rreth 1% në fushën e sundimit të Ligjit.

Poashtu një vëmendje specifike i kushtohet autoritarizmit, duke thënë se tashmë s’është vetëm një trend, por diçka që është rrënjosur thellë.

“Mbi 86% e vendeve kanë përjetuar një rënie të vazhdueshme pesëvjeçare në të paktën një mekanizëm mbrojtës kundër sundimit autoritar: kufizimet ndaj pushtetit qeveritar, qeverisja e hapur ose të drejtat themelore. Kjo përfshin edhe Kosovën”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se Liria e Mendimit dhe Shprehjes, Liria e tubimit dhe Pjesëmarrja qytetare kanë shënuar rënie në nivel të shteteve, dhe në të triat përfshihet edhe Kosova.

“Liria e mendimit dhe e shprehjes ka shënuar rënie në 64% të vendeve, përfshirë Kosovën. Liria e tubimit dhe e asociimit” ka shënuar rënie në 67% të vendeve,përfshirë Kosovën.Pjesëmarrja qytetare ka shënuar rënie në 65% të vendeve, por jo në Kosovë”, thekson raporti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.