KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Specialen: Morina dyshon në lojë politike të VV-së, Shala thotë se Kurti do ta zvarrisë procesin

Ligji për Specialen: Morina dyshon në lojë politike të VV-së, Shala thotë se Kurti do ta zvarrisë procesin

Panelistët në studion e Kosova Today diskutuan rreth Ligjit për Specialen, e cila ende nuk është dekretuar nga presidentja Justina Shiroka Pula.

Sipas raportimeve në media, ajo mund ta kthejë sërish këtë ligj në Kuvendin e Kosovës, për shkak të disa dyshimeve që ka e para e shtetit.

E pikërisht mbi këtë bazë, u hodhën edhe dyshimet se VV-ja e ka braktisur marrëveshjen me PDK-në për Ligjin.

Analisti Gazmend Morina, deklaroi se ndryshimet brenda ligjit nuk do të ndikonin në humbjen e kohës.

Por, ai nuk e përjashtoi edhe një lojë siç tha ai nga LVV-ja.

"Nuk është duke u humbur koha nëse kthehet një javë ose dy dhe hyn prapë në fuqi, asgjë nuk ndryshon për ata në Hagë. Me rëndësi të jetë ligji më i mirë i mundshëm. Mirëpo ka mundësi të jetë edhe një lojë e Vetëvendosjes pas kthimit në Kuvend", tha Morina.

E kjo sipas Morinës, mund të sjellë tek një përplasje mes VV-së dhe PDK-së.

Kurse, analisti Azden Shala, deklaroi në Klan Kosova se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do ta zvarris këtë proces.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.